Gjirokastër, humb jetën 20-vjecari

17/09/2010 10:35

Një 20-vjecar ka humbur jetën në Gjirokastër aksidentalisht pasi ra në kontakt me rrymën elektrike.

Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen “Zinxhira”, ku Gerti Gaxa, punonjës i një televizioni kabllor po montonte linjën.

Policia ka shkuar në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Top Channel