Fletët e votimit, KQZ shtyn mbledhjen

17/09/2010 12:40

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shtyn mbledhjen ku do të vendosej për fletët e votimit të zgjedhjeve të 28 qershorit të vitit të kaluar, nëse do të asgjësoheshin apo jo.

Mbledhja e KQZ-së u shty me 5 vota pro dhe një kundër, dhënë pikërisht nga kreu i Komisionit Arben Ristani.

Sipas tij, KQZ-ja është një institucion profesional dhe vendimet e saj kanë qenë të bazuara në ligj.

“E vetmja mënyrë për të treguar që jemi të paanshëm është zbatimi i ligjit për zgjedhjet, që flet qartë dhe u miratua me konsensus nga të dy palët”, tha Ristani.

Top Channel