Lily Allen transferohet në fshat

16/09/2010 13:05

Tre milionë stërlina për një shtëpi të bukur në fshat. Lily Allen, e cila është në pritje të fëmijës së saj, ka vendosur që të braktisë shtëpinë ne Londër dhe të transferohet në Cotswolds.

Sipas saj, zhurma e qytetit nuk është e mirë për beben, ndaj ajo ka vendosur që të qëndrojë në nje vend të qetë.

Fëmija do të lindë në muajin shkurt dhe këngëtarja është aq e lumtur sa vendosi të bëjë këtë blerje që i ka kushtuar shumë.

Old Owertown House është një vilë me 6 dhoma gjumi, pesë banjo, tre dhoma ndenjtje. Po ashtu në vilë ka edhe shumë objekte me vlerë dhe Lily duket shumë e lumtur për shtëpinë e saj të re.

Top Channel