“Piratët e Karaibeve”, Cruz “pret” disa skena

16/09/2010 17:35

Pak ditë më parë, Penelope Cruz dhe bashkëshorti i saj, Javier Bardem deklaruan se presin një fëmijë dhe ky është një gëzim i madh për ta, por jo për producentët e filmit “Piratët e Karaibeve” ku aktorja spanjolle është protagoniste.

Drejtuesit e sagës kanë vendosur të presin disa nga pjesët ku Cruz shfaqet me barkun e zmadhuar për shkak të shtatëzanisë. “Producentët janë të shqetësuar për prerjen e disa pjesëve për shkak të shtatëzanisë së Penelope”, shprehet një burim.

Aktualisht, 36 vjecarja ndodhet në Londër ku po xhiron pjesët e fundit të filmit, para se xhirimet të përfundojnë gjatë këtij muaji. Në “Piratët e Karaibeve”, Cruz luan rolin e Angelica, një vajzë romantike e përfshirë në një histori me kapitenin Jack Sparrow, të interpretuar nga Johnny Depp.

Top Channel