Zac Efron, jo më një seks-simbol
15/09/2010 19:55
Zac Efron një nga aktorët më seksi të Hollywood-it? Nuk është e vërtetë pasi ai e ka humbur këtë status me shtimin e kileve dhe humbjen e linjave që e rendisnin atë në listën e aktorëve më të bukur.
Sipas revistës “People”, Efron nuk bën më pjesë në listën e 50 trupave më të bukur të Hollywood-it. Përvec linjave, Efron ka lënë edhe një mjekër të gjatë, duke e bërë të panjohur për fansat gjatë promovimit të filmit “Charlie St Cloud”.
Ka ndryshuar look për filmin e ri? Kjo është një përgjigje që do ta marrim vetëm kur realizimi më i fundit i aktorit vtë shfaqet në kinema.
Top Channel