
Gjykata e Shkodrës ka dhënë burg pa afat për dy nga të dyshuarit si autorë të vrasjes makabre të 13-vjecarit Agim Leraj pak ditë më parë në Dukagjin.
Ndërsa i dyshuari i trete Sokol Macaj 15 vjec ka marre masë e arrestit me 10 ditë burg. Të tre të akuzuarit janë parqitur vecmas para trupit gjykues. Mediat janë lejuar të ndjekin seancën gjyqësore vetem të 26-vjecarit Besnik Kodra pasi dy personat e tjerë janë në moshë të mitur. I akuzuari Besnik Kodra nuk ka pranuar krimin , ai tha per trupit gjykues nuk kishte dijeni për ngjarjen duke pranuar vetem, akuzen e armembajtjes pa leje. I mituri 15 vjecar Sokol Macaj është i vetemi që ka rrëfyer detajet e krimit.
Shtetasit Besnik Kodra 26 vjec , Edmond Kodra 17 vjec dhe Sokol Macaj 15 vjec sipas policise se Shkodres katër ditë më parë kanë vrarë në mënyrë makabre shokun e tyre 13-vjecar Agim Leraj të cilin pasi e kanë goditur me grushte e kanë mbytur në lumin e fshatit. Te akuzuarit më pas kanë tentuar ta paraqesin ngjarje si një vdekje aksidentale.
Top Channel