Top Channel “hap” kutitë e krizës

15/09/2010 15:40

Kutitë me fletët e votimit, që janë kthyer në nyjen e krizës politike dhe të mosmarrëveshjeve mes mazhorancës dhe opozitës për hetimin e zgjedhjeve, ndoshta jetojnë ditet e fundit të tyre.

Per te hyre ne depot e shtetit në Lundër, ku Komisioni Qendror i zgjedhjeve ruan materialet e veta zgjedhore, duhet autorizim.

KQZ, qe duket tejet e interesuar per nje operacion të fundit transparence ne lidhje me gjendjen e kutive, ka firmosur autorizimet. Pervec sherbimit normal te sigurise, kapanonet e KQZ ruhen edhe me polici private. Dyert jane te vulosura me kode sigurie dhe hapen me proces-verbal. Po me proces-verbal, do te vulosen serish. Kutite jane rreth 10 mije. Jane po ato kuti qe kemi pare diten e zgjedhjeve te mbushura me flete votimi dhe materiale te tjera zgjedhore apo ndihmese, si proces-verbale, vula, kode sigurie, flamuj kombetare, deri spango dhe qirinj.

Ajo qe i ka bere te vecanta keto kuti, eshte debati qe rrethoi te verteten qe ato ndryjne brenda. Opozita mendon se e verteta eshte ndryshe nga ajo qe ka certifikuar KQZ dhe Kolegji zgjedhor. Opozita mendon se po te hapeshin keto kuti, do te dilte ne shesh nje manipulim i madh. Opozita dhe mazhoranca rane dakort ne parim per hapjen e kutive te materialeve zgjedhore nga nje hetim parlamentar, por vazhdojne te mbeten te ndara per menyren sesi mund te hapen kutite me fletet e votimit. Per kete, debatet kane qene te shumta.

Ne prag te mbledhjes se KQZ-se per fatin e kutive  propozimet konkrete per hapjen e tyre, duken te tejkaluara nga aktualiteti. Projektvendimi i KQZ per mbedhjen e se premtes ka parashikuar nje buxhet te posacem per nafte dhe benzine, per asgjesimin e fleteve. Ashtu sic ka pohuar ne nje interviste te fundit per Top Channel, kryetari i KQZ Arben Ristani thote se me dekretimin e dates se zgjedhjeve te ardhshme nga Presidenti i Republikes, ai nuk mund te marre persiper te rrezikoje zgjedhjet e ardhshme.

Per pergatitjen e tyre duhet hartuar buxheti dhe per kete duhen boshatisur kutite. Procesi do te kerkoje, sipas KQZ, 7 muaj kohe. Duket se me kete zoti Ristani do te shkarkoje nga vetja nje pergjegjesi qe per te dhe institucioni që ai drejton, eshte vetem ligjore. 

Top Channel