Ligji për investimet e huaja, PS: Antikushtetues

15/09/2010 11:10

Partia Socialiste e vlerëson si antikushtetues ligjin për Mbrojtjen e Investimeve të Huaja dhe e cilëson atë me synime të qarta klienteliste.

Deputeti socialist, Damian Gjiknuri deklaroi se ligji shkel barazinë, ndërsa sipërmarrësit shqiptarë diskriminohen para sipërmarrësve të huaj.

“Ligji sanksionon shpronësim për interes privat dhe jo publik, duke i hequr mundësinë shtetasit shqiptar për të mbrojtur pronën e tij”, thotë Gjiknuri.

Projekti ka ndare edhe vete biznesin. Unioni i Dhomave të Tregtise dhe Shoqata e Investitoreve te Huaj nuk kane patur verejtje, ndersa Konfindustria kerkoi qe te behen ndryshime te ketij projektligji dhe mbrojtja e posatshme e qeverise te ofrohet per te gjitha investimet me vlere mbi 10 milione euro, pa u marre parasysh origjina e investitorit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA