Lady GaGa dhe fustani i saj prej mishi
14/09/2010 10:05
Lady GaGa cfarë nuk shpik! Nuk e dimë a e vutë re, por në prezantimin e saj në ceremoninë e ‘Mtv Video Music Awards 2010’ një prej veshjeve të saj ishte imitacioni i mishit.
Dukej sikur Lady GaGa kishte vënë në kokë një biftek, ndërsa në trup një kofshe të madhe vici ose lope të ndare në atë mënyrë që t’i mbulonte pjesët intime dhe të ngjante si fustan.
Këngëtarja edhe kësaj radhe ia doli të cudiste publikun me paraqitjen e cuditshme.
Gjatë ceremonisë ra në sy edhe veshja e Cher, sot 64 vjec, e cila i lejon ende vetes që të dalë në publik me veshje rrjetë që i mbulon vetëm disa pjesë të trupit.
Top Channel