Emigrantët, tashmë pasaportat në Itali e Greqi

14/09/2010 19:35

Komisioni i Ligjeve miratoi marrëveshjen shtesë koncensionare me kompaninë Sagem, duke berë të mundur që emigrantët shqiptarë që jetojnë në Itali dhe Greqi të aplikojnë atje për karta identiteti dhe pasaporta biometrike.

Sipas marrëveshjes, qendrat e aplikimit do të hapen në zyrat konsullore shqiptare në Athinë, Selanik, Romë dhe Milano. Por Partia Socialiste, megjithese e pershendeti kete inisiative te qeverise, abstenoi ne votimin e marreveshjes qe lehteson emigrantet ne pajisjen me dokumentat e reja te identitetit.

Sipas opozites, shkak kryesor eshte cmimi i pasaportes. Nese aplikon ne Shqiperi kuponi kushton 6 mije leke, ndersa aplikimi ne Itali dhe Greqi do te kushtoje rreth 90 euro, nje cmim, qe sipas nenkryetarit socialist te Komisionit te Ligjeve, Fatmir Xhafaj, eshte i larte. Ai tha se, nese qeveria do te rishikoje cmimin, Partia Socialiste do te votoje pro marrveshjes ne Parlament, cka do ta bente kete edhe votimin e pare te nje projektligji nga Partia Socialiste, qe kur ajo kushtezoi pjesemarrjen e saj ne votim me hetimin e zgjedhjeve.

Por kryetari demokrat i Komisionit te Ligjeve, Ilir Rusmali, e cilesoi kete nje demagogji boshe. Sipas tij ne kohen e qeverisjes se Partise Socialiste nje aplikim per pasaporten e vjeter per emigrantet shqiptare kushtonte 180 euro, ndersa tani, sic tha zoti Rusmali, qeveria ka ulur me shume se dy here koston e marrjes se nje pasaporte biometrike per emigrantet, nese ata do te aplikojne ne Greqi dhe ne Itali.  

Top Channel