
Deputeti i Partisë Socialiste, Eduard Shalsi ka trajtuar sërish sot cështjen e privatizimit të ish-ekspozitës “Shqipëria Sot”.
Në një deklaratë për mediat, Shalsi ka deklaruar se nëse ministri Genc Ruli nuk jep sqarime, atëherë PS do të publikojë fakte të reja mbi aferën korruptive.
“Ruli të shpjegojë se kush është roli i Albana Vokshit në cështjen e privatizimit të ish-ekspozitës. Ruli hesht për akuzat, por ne nesër do të publikojmë me fakte se kush përfitoi nga privatizimi i ish-ekspozitës”, ka deklaruar Shalsi.
Partia Socialiste pretendon se trualli i ish-ekspozitës u është shitur tre herë më lirë personave të afërt me qeverinë, duke hedhur poshtë deklaratat e ministrit Ruli se ajo iu kthye pronarëve.
Top Channel