Dule e Bollano takojnë Papandreun

14/09/2010 18:15

Kryetari i “Omonia”-s dhe Bashkisë së Himarës, Vasil Bollano dhe ai i PBDNJ-së, Vangjel Dule kanë kryer një vizitë në Athinë, ku janë takuar me kryeministrin Papandreu dhe ministrin e Jashtëm Drucas.

Ata biseduan me liderët grekë për çështjen e pronave, minoritetin grek në vendin tonë dhe situatën politike në Shqipëri.

Ministri i Jashtëm grek gjatë bisedës theksoi “mbështetjen e minoritetit grek në Shqipëri”.

“Ndjekim nga afër zhvillimet për indicentin në Himarë”, theksoi ai.

Ndërkohë kreu i PBDNJ-së, Dule njoftoi liderët grekë për ndryshimet e fundit në qeverinë “Berisha”.

Ai deklaroi se “ndryshimet në qeveri, Berisha i bën për vete dhe aleatët e tij”.

Top Channel