Vijojnë polemikat për mësuesit

13/09/2010 20:00

Pas shkurtimit të vendeve të punës për qindra mësues, kryeministri Berisha është shprehur gjatë inaugurimit të shkollës nëntëvjecare “Ibrahim Rugova” në Kamëz, se rrogat e mësuesve janë dyfishuar për katër vjet.

“Ky është viti në të cilin në një hark kohor prej 4 vitesh rrogat e mësuesve të vendit janë mbi dyfishuar. Ky është viti, në të cilin klasat me nga 40-45 nxënës kanë zbritur në 30-35 nxënës. Unë ju garantoj ju, se tre vitet që vijnë do të jenë vitet e ndryshimeve të tjera të mëdha, të sistemit arsimor në të gjitha ciklet e tij”, ka deklaruar Berisha.

Por opozita e ka akuzuar qeverinë për pushim të qindra mësuesve nga puna në të gjithë vendin.

“Që nga 6 shtatori vetëm në Korcë janë flakur në rrugë 300 mësues, në Berat 80 dhe në Tiranë 300 mësues me përvojë. Berisha po e kthen shkollën në parking fëmijësh”, ka deklaruar deputetja Ledi Shamku.

Që prej datës 6 shtator qindra mësues vijojnë protestat kundër vendimit të Ministrisë së Arsimit për shkrimtimin e vendeve të punës për mësuesit me kontrata të përkohshme.

Top Channel