Vetëvritet aktori i njohur Llazi Serbo

13/09/2010 16:30

Aktori i njohur i kinematografisë shqiptare Llazi Serbo, ndërron jetë. Ai u gjet ne banesen e tij ku jetonte i vetem nga nje koleg.(UPDATE)

Policia beri te ditur se vdekja ka ndodhur per shkak te vetevrasjes me nje arme gjahu qe aktori mbante ne banesen e tij. Llazi Serbo ishte 62 vjec dhe prej disa kohesh vuante nga depresioni. Kolege te artistit e kane cilesuar vdekjen e tij nje humbje te madhe. Llazi Serbo ka lene nje leter me amanete, te cilen kishte nisur ta shkruante qe ne daten 1 shtator me porosi per miqte te afermit dhe artistet. ‘Dua te vdes si Bekim Fehmiu”, ka shkruar mes rreshtave aktori korcar.

Drejtoresha e teatrit të Korcës, Zamira Kita thotë se humbja e Serbos ishte e parakohshme dhe ai do t’I mungojë publikut të Shqipërisë.

Teatri i Korces do te zhvilloje neser homazhe ne nderim te figures se aktorit te mirenjohur Llazi Serbo. Vitin e kaluar ai u vleresua me cmimin “Nderi i Qarkut të Korces”, ndersa me heret kishte marre edhe titullin “Artist i Merituar”.

Llazi Serbo e ka nisur karrieren e tij artistike me dramen “Njolla te Murme”, ndërkohë qe do te arrinte ne 100 numuri i roleve te ketij artisti te madh, ne skene dhe ne ekran. Ai njihet per rolin e spikatur te komandantit gjerman ne filmin “Nusja dhe Shtetrrethimi” ne vitin 1978, gjithashtu edhe per rolin e Dalanit te “Yjet e Neteve te Gjata” ne vitin 1972 apo roli i Kreshnik Martinit ne filmin “Operacioni i zjarrit” ne vitin 1973. Nder filmat me te spikatur ne jeten e tij artistike jane edhe “Kush vdes ne kembe”, ne vitin 1985 dhe “Asgje nuk harrohet”, ne vitin 1986.

Top Channel