
Partia Socialiste i ka kerkuar ish-ministrit të Ekonomisë Genc Ruli të përgjigjet se cfarë lidhje ka deputetja demokrate Albana Vokshi me shitjen e ish-ekspozitës “Shqiperia Sot”.
Sipas deputetit Eduart Shalsi zoti Ruli nuk i eshte pergjigjur asnje nga fakteve per prishjen e njenashme dhe te befte te kontrates me subjektetet qiramarrese tek ish-ekspozita. Sipas deputeti socialist, ministri Ruli ka genjyer edhe ne lidhje me shitje e truallit publik tek kjo godine me cmime tre here me te ulet se toka rreth ish-ekspozites.
PS deklaroi se ne kete afere shitjeje nuk eshte perfshire vetem zoti Ruli por dhe pushtetare te tjere.
“Zoti Ruli deklaroi se ndërprerja e njëanshme dhe e parakohshme e kontratës me subjektet qiramarrëase në ambientet e ish Ekspozitës ishte e parashikuar në kontratë, por nuk gjeti guximin të shpjegonte se cfarë interesash fshiheshin pas këtij privatizimi të beftë, të iniciuar nga vetë zoti Ruli”, tha Shalsi.
Deputeti socialist shtoi me tej se “Zoti Ruli deklaroi se trualli i ish-Ekspozitës nuk ishte privatizuar, por u ishte kthyer pronarëve, por gënjeu publikisht duke mos treguar se 2900 metra katror truall shtetëror, pasuri publike, në fakt ishin shitur nga ministria që ai drejtonte, me bekimin e vetë zotit Ruli. Dhe këtë e provon pa lënë vend për dyshime kontrata e shitjes e publikuar nga Partia Socialiste”.
Deputeti Shalsi theksoi se “Gënjeshtra më e rëndë e zotit Ruli ishte në lidhje me cmimin e shitjes së truallit të ish Ekspozitës, cmimi i të cilit mbeti i pandryshuar edhe pasi cmimet e gjithë zonave përreth ishin rritur me gati tri herë. Zoti Ruli fillimisht gënjeu se trualli ishte dhënë me zero lekë, por më pas kur cmimi qesharak me të cilin ishte privatizuar ish Ekspozita u bë publik, ish ministri i ekonomisë u fsheh e s’gjeti guximin të thotë një fjalë. Ne e kuptojmë po ashtu se sa i vështirë është pozicioni në të cilin gjendet sot ish ministri i ekonomisë. Prandaj për ta lehtësuar sado pak situatën në të cilën gjendet sot zoti Ruli, po i drejtojmë atij sot një pyetje të fundit: Zoti Ruli a është përfshirë në këtë aferë edhe zonja Vokshi? “
Top Channel