
Kreu i Inspektoriatit të Mjedisit, Alfred Deshati ka theksuar se të gjitha furrat e gëlqeres, në Fushë-Krujë do të mbyllen dhe mbi 15 subjekteve iu eshte hequr leja mjedisore për trajtimin e gomave.
Ne zonen e Fushë-Krujes jane me dhjetëra subjekte qe djegin gelqere, prej shume vitesh duke shkaktuar ne ajer ndotje te madhe me gazra helmues.
Ministria e Mjedisit ka kerkuar qe Instituti i Shendetit Publik jo vetem te konstatoje problemet ne mjedis, te cilat ndikojne rende ne shendetin e njerezve, duke rritur numrin e te semureve me kancer ne kete zone, por edhe te marre masa ne terren.
“Ligji i jep shumë kompetenca Institutit të Shëndetit Publik që duhet të veprojë kur bëhet fjalë për shëndetin e njerëzve”, tha Deshati.
Por ISHP thote se ka marre hapat ligjore, duke cuar ne prokurori mbi 19 persona deri ne vitin 2009. Por sipas te dhenave zyrtare rezulton se gjykata ka vendosur denime dhe gjoba qesharake per keta persona te cilet prej vitesh po shkaktojne jo vetem nje ndotje te mjedisit por jane shkaktaret kryesore te rritjes se numrit te personave me semundje polmonare dhe kancerogjene ne kete zone.
Top Channel