
Lady Gaga është mbretëresha e mbremjes së ndarjes së cmimeve “MTV Video Music Awards” me 8 trofe të fituar, duke konfirmuar momentin pozitiv që po kalon në karrierën e saj.
“Bad Romance” u shpall videoja më e mirë e vitit, por kjo video fitoi edhe disa cmime teknike si ai i koreografisë, editimit dhe regjisë. Gjatë ceremonisë së zhvilluar në Los Angeles ka pasur sërish fërkime mes Taylor Swift e Kanye West, një vit pasi ky i fundit, në të njëjtin eveniment ia mori mikrofonin nga dora koleges.
Këtë vit, këngëtarja country u përgjigj në mënyrën e saj, duke prezantuar këngën “You’re Still an Innocent”, referuar atij episodi që ngjalli jo pak debate. Evenimenti i zhvilluar në “Nokia Theatre” dhe mes artistëve që u shfaqën në skenë ishin; Linkin Park, Usher, Kanye West, Justin Bieber, Drake, Bruno Mars, B.o.B. e Florence+The Machine.
Në skëne u ngjitën edhe Justin Timberlake, Jesse Eisenberg, Andrew Garfield, Cher, Katy Perry, Ellen DeGeneres, Jane Lynch, Rosario Dawson, Johnny Knoxville, Evan Rachel Wood, Kim Kardashian, Ke$ha, Emma Stone, Ashley Greene, Selena Gomez e Ne-Yo që dorëzuan cmimet.
Top Channel