
Administratori i kompanisë amerikane “SAC” dhe katër bashkëpunetorët e tij që priteshin si dëshmitarë në procesin gjyqësor për tragjedinë e ndodhur në Gërdec, nuk janë paraqitur. (UPDATE)
Shteti shqiptar ka nisur me heret nje leter porosi per pese amerikanet per t’u paraqitur ne Tirane ne seancen e dates 13 shtator 2010, por asnje prej tyre nuk eshte paraqitur. Ne mungese te deshmitareve seanca eshte shtyre, por prokuroria ka kerkuar qe te dergohet nje tjeter leter porosi drejt Shteteve të Bashkuara te Amerikes. Kete radhe, data e percaktuar per deshmine e amerikaneve eshte fiksuar data 12 nentor i ketij viti. Ne seancen e radhes nuk jane paraqitur edhe dy drejtuese te ministrise se Mbrojtjes, per te cilet eshte kerkuar zyrtarisht komunikimi me kete ministri qe ata te paraqiten ne seancen e radhes.
Prokuroria eshte duke thirrur deshmitaret e fundit te saj ne kete proces, per te vijuar me pas edhe me paraqitjen e provave te tjera materiale qe ka ne ngarkim te te pandehureve. Por nga ana tjeter avokati i Mihal Delijorgjit dhe ai i Ylli Pinarit, i ka kerkuar gjykates t’i jape informacion te zyrtarizuar ne lidhje me seancat e shtyra dhe te pezulluara ne kete process, cfare i paraprin nje kerkese te mundshme per perfundimin e afateve te paraburgimit te klienteve te tyre.
Top Channel