Berisha: Ndryshimet mbaruan

13/09/2010 15:10

Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se nuk do të ketë ndryshime të tjera në qeveri, pas atyre te propozuara nga Levizja Socialiste per Integrim.

Gjate nje konference te improvizuar shtypi, Berisha vleresoi Dritan Priftin dhe ministrat e LSI në përgjithësi, por deklaroi se ishte detyruar të plotesonte kërkesen e Ilir Metës, te cilen ai ia kishte propozuar 6 muaj me pare.

“Unë kam patur bashkëpunim të shkëlqyer me secilin nga ministrat e LSI-së. Jeni dëshmitarë mbi veprimtarinë shumë të rëndësishme të Ministrisë së Jashtme gjatë kësaj periudhe”, u shpreh Berisha.

Kryeministri vlerësoi se reformat në fushën e Ekonomisë me ministrin Prifti në drejtim të Ministrisë kanë ecur me ritme të larta dhe se bashkëpunimi  me të ka qenë pozitiv.

“Bashkëpunimi i Priftit meriton mirënjohje të plotë nga ana ime dhe i tillë është bashkëpunimi  edhe me ministrin e Shëndetësisë”, theksoi Berisha.

Shefi i qeverisë theksoi se është në të drejtë të secilës forcë politike, në koalicion me PD-në që të përcaktojë kompozimin e përfaqësimit të saj në qeveri dhe administratë.

Kryeministri theksoi se këto ndryshime bëhen nga forca aleate në qeveri dhe ai i respekton ato, por shtoi se Partia Demokratike nuk ka asnjë motiv për të bërë ndryshime të tjera.

Top Channel