Shkodër, vdekja e 14 vjeçarit, 3 persona në pranga

12/09/2010 19:35

Policia e Shkodrës njoftoi se për vdekjen e adoleshentit 14 vjeçar në zonën e Dukagjinit janë vënë në pranga 3 persona të cilët mendohet se kanë dijeni për fundin tragjik të tij.

Të ndaluarit janë vëllezërit, Edmond dhe Besnik Kodra, përkatësisht 26 e 17 vjeç dhe Sokol Mjacaj 15 vjeç, që të tre nga fshati Lotaj.

Rrethanat e vdekjes së adoleshentit Agim Lera mbeten ende të paqarta. Policia më parë njoftoi se po hetohet në 2 pista, atë të mbytjes nga pakujdesia dhe atë të vrasjes.

Trupi i pajetë i 14 vjeçari Lera u gjet paraditen e sotme në ujërat e lumit Kir, në fshatin Bregu i Lumit në komunën Shalë të Dukagjinit.

Top Channel