
Adoleshenti 14 vjeçar, Agim Lera, u gjet i mbytur sot në mëngjes në lumin Kir në fshatin Bregu i Lumit në komunën Shalë të Dukagjinit.
Trupi i pa jetë i tij u zbulua nga banorë të zonës në breg të lumit, vetëm pak metra larg qendrës së fshatit. Agim lera që dje nuk ishte kthyer në shtëpi dhe dyshohet se ngjarja ka ndodhur një ditë më parë.
Në këtë zonë të thellë malore, ku nuk funksionojnë as valët e radios së policisë, u nis një grup hetimor nga Drejtoria e Qarkut të Shkodrës.
Burime policore bënë të ditur se në lidhje me ngjarjen po hetohet në dy pista, njëra që ka të bëjë me mbytjen e viktimës nga pakujdesia dhe pista tjetër ajo e kryrjes së krimit nga persona të tjerë, pasi në trupin e adoleshentit dallohen shenja dëmtimi.
Top Channel