
Ministria e Arsimit deklaroi se do të shpallë nesër listën e studentëve të rinj në universitetet publike në vend.
Autoritetet e arsimit theksuan se të gjithë të rinjtë që kanë fituar duhet të regjistrohen deri më 19 shtator pranë sekretarive të fakulteve, në të kundërt mund të humbasin të drejtën e shkollës.
“Listat e fituesëve shpallen nesër më datë 13 shtator në të gjitha universitetet e vendit. Të gjithë studentët fitues sipas degëve, duhet të regjistrohen pranë sekretarive mësimore të fakulteteve nga data 14 deri në 19 shtator, nga ora 08:00 deri në orën 18:00. Për regjistrimin paraprak kandidati duhet të paraqitet personalisht pranë sekretarive mësimore të fakulteteve dhe të dorëzojë dosjen individuale me dokumentet origjinalë të mëposhtme: Dëftesë pjekurie, në mungesë të saj listë notash, dokumet identifikimi, kartë identiteti ose pasaportë, 2 fotografi bashkë me mandatin e arkëtimit të tarifës së pagesës së regjistrimit në një nga bankat e nivelit të dytë. Kandidatët që nuk regjistrohen brenda afateve humbasin të drejtën e vazhdimit të proçesit të regjistrimit në 2 fazat e mëvonshme”, deklaroi Drejtoresha e Kabinetit pranë MASH, Edlira Rate.
Top Channel