INSTAT: Inflacioni i ushqimeve, 4.4 %

12/09/2010 14:00

Pas rritjes historike të vitit të kaluar, cmimet e ushqimeve në tregun e brendëshëm po sinjalizojnë dy muajt e fundit një tjetër valë rritje.

Të dhënat zyrtare të Institutit të Statistikave tregojnë në gusht inflacionin vjetor i ushqimeve arriti në 4.4 për qind, si pasojë e rritjes së cmimeve thuajse të të gjithë artikujve që nga frutat, zarzavatet, por edhe drithërat e vaji.

Edhe këtë vit shtrenjtimi i ushqimeve ka nisur pa përfunduar ende sezoni vendas i prodhimit, sinjal ky që parlajmëron se në muajt në vazhdim rritja mund të jetë edhe më e madhe. Vec ushqimeve, norma zyrtare e inflacionit prej 3.5 për qind, e cili nuk është ndër më të lartat, fsheh edhe rritjen ccmimeve për disa produkte dhe shërbime të tjera bazë të jetesës së përditshme. Konsumatorët po paguajnë tani për shërbimet shëndetësore 13.4 për qind më shumë se një vit më parë.

Kjo pasi tarifave e vizitave dhe shërbimeve të tjera mjekësore janë rritur me me 52.3 për qind, ndërsa cmimet e ilaceve me 6.8 për qind. Edhe energjia një tjetër zë i rëndësishëm i shpenzimeve mujore të një familje, vazhdon të shënojë rritje të forta të cmimeve. Sipas INSTAT, cmimi i energjisë ishte në gusht 9.3 për qind më i lartë se një vit më parë, ndërsa tarifat e ujit janë rritur me 29 për qind.

Ndryshe nga sa ndodh zakonisht, këtë vit nuk është tregu i liberalizuar ai që po e rrit koston e jetesës për familjarët, por qeveria dhe entet e tjera shtetërore. Kjo pasi një pjesa kryesore e inflacionit është shkaktuar nga cmimet e administruara, ato që vendosen dhe rregullohen me ligj nga qeveria apo entet në varësi të saj, si energjia, shëndetësia apo dhe tarifat e ujit.

Top Channel