Elbasan, 22 vjecari plagoset në mes të qytetit

12/09/2010 12:00

Një 22 vjecar është plagosur në qendër të qytetit të Elbasanit pasi u godit me mjete të forta.(UPDATE)

Viktima është i riu nga ky qytet, Ervis Shima, i cili është goditur dhunshëm, cka i ka shkaktuar plage te renda.

Policia ka mbërritur në vendngjarje për të zbardhur rrethanat që cuan në plagosjen e 22 vjecarit, ndërsa autori është në kërkim. Emri i tij nuk është publikuar ende nga forcat e rendit.

Top Channel