Vlorë, mungon uji
11/09/2010 18:50
Ndërrimi i sistemit të vjetër të furnizimit me ujë të pijshëm si dhe tubacionet tashmë të amortizuara i janë nënshtruar një zëvendësimi total në një nga katër pikat e pompimit për qytetin e Vlorës.
Në zonën e ujit të ftohtë zëvendësimi i tubacioneve, të vjetra po sjell dhe anomali për furnizimin e banorëve të Vlorës me ujë të pijshëm.
Ky stacion pompimi që mbulon një popullsi prej 150 mijë banorësh tashmë është jashtë funksionimit.
Puna ka nisur që në datën 5 shtator dhe do të vazhdojë për një muaj deri në 5 tetor.
Drejtori i ujësjellësit për Vlorën, Viron Hysi në linjë telefonike është shprehur se është i detyruar të ndërpresë furnizimin.
Mungesa e ujit ka shkaktuar shqetësime tek banorët e qytetit.
Top Channel