
Brenda pak kohesh bashkia e Tiranes do të përfundojë ndërtimin e 400 apartamenteve në zonën e Shkozës, të cilat do të shkojnë për strehimin e familjeve pa banesë.
Drejtoresha e Menaxhimit dhe Strehimit Social ne bashki, Ogerta Manastirlliu ka kerkuar qe te gjithe personat e interesuar te aplikojnë ne zyrat e qeverise vendore e me pas te paraqiten ne bashkine e Tiranes per te terhequr dokumentacionin e kerkuar.
“Kategoritë përfituese do të jenë familjet me shumë fëmijë, kategoritë më në risk të qytetit si personat me aftësi të kufizuara, të moshuarit, qytetarët që jetojnë në kushte të rënda higjieno-sanitare apo ciftet e reja, me moshë totale jo më shumë se 55 vjec”, shpjegon Manastirlliu.
Keto apartamente qe po ndertohen me kredine e perftuar nga Banka Europiane, pritet te zbusin problemin e strehimit ne kryeqytet per kete kategori qytetaresh.
Top Channel