
Dy lëkundje të njëpasnjëshme me magnitudë 4.4 dhe 3.1 ballë të shkallës Richter janë ndjerë në zonën e Korçës, duke shkaktuar panik tek banorët.
Sipas faqes së botërore të raportimit të tërmeteve “Emsc-csem.org”, epiqendra e lëkundjes së parë ka qenë në një zonë 9 kilometër në lindje të Korçës dhe 84 në juglindje të Elbasanit, në koordinata 40.66 Veri dhe 20.89 Lindje.
Ndërsa e dyta 17 kilometër në verilindje të Korçës, 86 kilometra në juglindje të Elbasanit dhe 10 kilometër në veriperëndim të Bilishtit, në koordinata 40.71 Veri dhe 20.96 Lindje.
Thellësitë e epiqendrave mendohet të kenë qenë 10 dhe 2 metra.
Lëkundjet kanë zgjatur për disa sekonda.
Sipas burimeve lokale, nuk ka njoftim për dëme apo të lënduar.
Top Channel