Stone përfundon në spital prej apandesitit
11/09/2010 09:45
Sharon Stone shtrohet në spital për shkak të apandesitit.
Aktorja amerikane, protagoniste e ‘Basic Instict’ tani është në gjendje më të mirë shëndetësore, por mjekët i kanë këshilluar që të mos kryejë udhëtime te gjata dhe të qëndrojë në një periudhë rikuperimi.
Në të kaluarën Stone ka patur probleme të mëdha më shëndetin, madje ka rrezikuar edhe jetën.
Në 29 shtator të vitit 2001, aktorja u shtrua në spital për shkak të një hemoragjie në tru, që u korrigjua me anë të ndërhyrjes kirurgjikale.
Top Channel