
Lady GaGa dhe ish i dashuri i saj, producenti Rob Fusari ka vendosur të mos padisin më njeri-tjetrin.
Fusari hodhi në gjyq këngëtaren, në mars të këtij viti, ku kërkonte 30.5 millionë dollarë me pretendimin se kishte ndihmuar në rritjen artistike të GaGa-s, përfshirë këtu edhe në gjetjen e emrit të saj skenik si dhe arritjen e disa kontratave të rëndësishme.
Producenti i cili ka bërë disa këngë si “Paparazzi” dhe “Beautiful, Dirty, Rich” për albumin “The Fame”, ka deklaruar gjithashtu se ishte ai që i ka mësuar këngëtares të përdorë “dance beats” në vend të muzikës rok.
Përpara se të gjente suksesin, çifti nënshkroi një kontratë që i jepte atij 20% të fitimeve të këngëve të saj, por Fusari pretendon se ka marrë vetëm 611 mijë dollarë, një shumë disa herë më e vogël se fitimet e GaGa-s.
Top Channel