Durrës, kremtohet përvjetori i bibliotekës

11/09/2010 11:00

Biblioteka publike e  qytetit te Durrësit ka kremtuar 65-vjetorin e krijimit të saj.

Ceremonia e organizuar me kete rast  në sallën e teatrit “Aleksandër Moisiu” është paraprirë nga celja e një fotoekspozitë multitematike, si dhe shfaqja e një filmi të titulluar “Porta e dijes”. Kryetari i bashkise se qytetit Vangjush Dako  ka premtuar akordimin e fondeve për një godinë të re të bibliotekës së Durrësit që t’i përgjigjet nevojave të saj për hapësirë dhe siguri.

Specialistë të bibliotekës kanë referuar më pas tema që lidhen me problematikat dhe zhvillimet aktuale të rrjetit të bibliotekës, si dhe për interesin që brezi i ri shfaq ndaj librit. Biblioteka e Durrësit ndërsa zotëron një fond të pasur prej afro 250 mijë librash ajo eshte vlerësuar me çmimet “Naim Frashëri i Argjendtë” dhe “Mirënjohja e Qytetit”.

Top Channel