Berisha: Opozita, pengesë për vizat e integrimin

11/09/2010 12:05

Kryeministri Sali Berisha akuzon opozitën se po bëhet pengesë për heqjen e vizave dhe integrimin e vendit në Bashkimit Evropian.

Duke folur nga Kukësi ku ndodhej për të inauguruar konviktin për shkollat e mesme profesionale, Berisha deklaroi se opozita po mundohet të nxijë investimet e qeverisë.

“Opozita është e zhytur në korrupsionin e lejeve të ndërtimit”, tha Berisha.

Top Channel