Transfuzion ne shkolla, shkarkime masive

10/09/2010 16:05

Gjatë ditës së sotme dhjetëra mësuesve në shkollat e Tiranës u është komunikuar shkarkimi nga puna. 

Mesueset te cilat iu jane bashkuar protestes se kolegeve te tyre, tregojne se nuk iu eshte bere asnje paralajmerim, dhe gjate viteve te fundit kane punuar si mesuese me ore te plota dhe me klasa ne kujdestari.

Mesueset kane protestuar para Drejtorise Arsimore, e me pas para godines se Ministrise se Arsimit, ku kane theksuar se protestat e tyre do te pershkallezohen deri ne greve urie.

“Ne do te vazhdojme ne protestat tona deri ne gjetjen e te drejtes sone. Ministria e Arsimit eshte shprehur se nuk ka asnjë urdhër nga MASH per moszevendesimin e mësuesve që mungojnë me arsye per nje ose disa dite”, thotë një prej mësueseve.

Kuadri arsimor, si ne Tirane ashtu edhe qytete te tjera, eshte perfshire nga nje vale ndryshimesh. Jo zyrtarisht mesuesit flasin per nje marreveshje mes PD dhe LSI, te ciles do t’u jepet rreth 20 perqind e drejtuesve te shkolles te cilet ne momentin e merimit nisin edhe fushaten e largimeve dhe marrjes se te tjereve ne pune.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta