Spears mohon akuzat për ngacmime seksuale

10/09/2010 13:55

Këngëtarja Britney Spears ka mohuar akuzat e bëra nga një ish-truprojë, se ajo e kishte ngacmuar atë seksualisht.

Në një deklaratë të publikuar në ueb sajtin e këngëtares thuhet se, “kjo është një tjetër situatë e pafat, ku dikush kërkon të përfitojë nga znj. Spears”.

Në të thuhet gjithashtu se autoritetet e kanë hetuar yllin e muzikës pop dhe se e kanë mbyllur cështjen pa aksione të mëtejshme.

Ish-truproja Fernando Flores e akuzoi Spears se e provokonte duke iu afruar nudo dhe duke simuluar skena seksuale.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta