
Shqiptarët vazhdojnë të mbeten indiferentë për të parandaluar kostot që mund t’ju vijnë nga fatkeqesitë natyrore, apo ngjarje të tjera të rënda.
Edhe pse ky vit ka qene i veshtire me permbytje dhe aksidente rrugore kjo nuk eshte reflektuar ne tregun e sigurimeve, pasi te dhenat e fundit tregojne deri ne fund te korrikut 2010, numri i kontratave te sigurimeve te lidhura ka rene me 14,65 % .
“Ka rënë numri i kontratave si pasojë e rënies së primeve të kartonit jeshil. Rënia ka ardhur nga portofoli i sigurimeve ndaj aksidenteve dhe shëndetit, që janë sigurime vullnetare. Po të analizohet në vlerë monetare kjo rënie nuk përbën as 0.5 përqind të primeve të të gjithë tregut, pra edhe pse ka rënë me gati 30 përqind numri i kontratave, në vlerë ato janë rritur”, u shpreh Rinald Guri, drejtor i Statistikave dhe Kërkimeve në AMF.
Edhe pse kete vit pagesa per demet nga aksidentet per automjetet eshte rritur, serish ky nuk ka qene motiv qe te rritet primet per sigurimet e detyrueshme.
Megjithate tregu ka njohur rritje per grupin e sigurimeve te jetes, nje rritje prej 15 % .
Top Channel