Rama: Reforma zgjedhore? Më parë transparenca

10/09/2010 13:55

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama deklaroi se forca politike nuk do të jetë pjesë e reformës zgjedhore, për aq kohë sa qeveria nuk ka ndryshuar asgjë, në raport me domosdoshmërinë për transparencë.

“PS nuk do të bëhet pjesë e asnjë vendimmarje të iniciuar nga qeveria aktuale që ka uzupruar pushtetin e popullit duke grabitur votat dhe duke u kthyer cdo ditë në një lloj organizate që ka për bazë veprimtarinë kriminale”, u shpreh Rama.

Në një bashkëbisedim me gazetarët, Rama shprehu sot shqetësimin për reduktimin e buxhetit për universitetet në masën 20 përqind.

“PS nuk është kundër universiteteve private, por nuk mund të pranojmë politikën e rrënimit të arsimit publik”, tha Rama.

Sipas tij pushtetarët janë të përfshirë në rrjetin e universiteteve private, ndërkohë që universiteteve publike u reduktohet buxheti dhe u cënohet autonomia.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta