LA, Johnson fiton 50 milionë usd shpërblim

10/09/2010 12:05

Një gjyqtar në Los Anxhelos ka dyfishuar dëmshpërblimin e vendosur nga juria për aktorin Don Johnson, për përfitimet nga seriali televiziv “Nash Bridges”.

Shpërblimi i parë, 23.2 milionë dollarë, u vendos në korrik, pasi anëtarët e jurisë konfirmuan deklaratën e zotit Johnson, se ai zotëronte 50% të së drejtës së autorit të telefilmit.

Gjyqtari Michael Stern ka vendosur se aktorit duhet t’i shkojnë edhe 28 milionë dollarë të tjera në kuadër të interesave të fitimit.

Ylli i “Miami Vice”, i cili luajti inspektorin karizmatik në 122 episode, deklaroi se Nash Bridges ishte ideja e tij.

“Nash Bridges ishte projekti im dhe unë punova me gjithë zemër për të”, është shprehur aktori 60 vjecar.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta