Fillon përmbarimi privat

10/09/2010 15:45

Ministri i Drejtësisë u kërkoi 55 përmbaruesve të parë privatë që u betuan të premten paradite se, duhet t’i përgjigjen nevojave të qytetarëve.

Nishani tha se permbaruesit e rinj duhet te kujtojne ne detyren e tyre doktrinen e Gjykates Kushtetuese se vetem ekzekutimi i detyrueshem i vendimit gjyqesor ka plotesuar te gjithe kuadrin e mbrojtjes se lirive dhe te drejtave te individit.

“Ekzekutimi i detyrueshëm si baza fundore e të drejtës për gjykim është një funksion publik dhe i gjithë organizimi i shtetit duhet të vihet në dispozicion të vendimeve gjyqësore”, tha ministri Nishani.

Pas sherbimit shteteror te permbarimit, nga data 10 shtator 2010, do te nise ne Shqiperi edhe sherbimi privat, nga i cili shpresohet te kete nje reformim te ekzekutimeve te vendimeve gjyqesore, qe prej vitesh te tera ndodhet ne nje kolaps.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta