“Serbia humbi edhe fytyrën”

10/09/2010 19:40

Ambasadori i Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Ferit Hoxha, e quan sukses miratimin e rezolutës së kompromisit të miratuar një ditë më parë në Asamblenë e OKB-së.

Sipas tij, kjo rezolutë nuk ka të bëjë me dokumentin e propozuar nga serbët por ka ardhur si imponim i Bashkimit Europian ndaj Serbisë. “Pala kosovare duhet te ndihet rehat sepse ky eshte nje dokument konsensual qe e heq perfundimisht nga axhenda e Asamblese se Pergjithshme dhe e fokuson ne ceshtjet praktike që jane jetike për kosovarët”, shprehet Hoxha.

Sa i perket incidentit te rende te ndodhur mbreme qe solli edhe shtyrjen me me shume se dy ore te Asamblese se Pergjithshme te OKB-se, Hoxha e ka cilesuar ate si nje veprim te shemtuar te Serbise qe ka irrituar dhe lodhur jo pak edhe vendet antare.

“Ne kete seance pala kosovare konsiderohej e perfshire ne ceshtje dhe Serbia e ka humbur perfundimisht imazhin e saj”, thekson ambasadori shqiptar ne OKB. Sipas tij, rezoluta do te sherbeje si element baze edhe ne procesin e njohjes se metejshme te Kosoves.  

Top Channel