Gramsh, vdes 40-vjecari i plagosur
09/09/2010 11:55
Një 40-vjecar ka humbur jetën në spitalin e Gramshit, pasi nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra pas një sherri me të vëllanë.
Sipas policisë. dy vëllezërit, emrat e të cilëve nuk janë bërë të ditur janë grindur me njëri-tjetrin për motive të dobëta, nën efektin e pijeve alkoolike.
Mësohet se policia ka shpallur në kërkim autorin e krimit, ndërkohë që vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.
Top Channel