Festohet Fiter Bajrami

09/09/2010 09:05

Besimtarët myslimanë festojnë sot Fiter Bajramin. Pas 30 ditë agjërimi e sakrifice, për shlyerjen e mëkateve, pastrimin e shpirtit dhe të trupit, besimtarët myslimanë i falen Zotit t’i pranojë këtë ritual, bashkë me të mirat që ata presin t’u sjellë.

Ndryshe nga herë të tjera besimtarët e kryeqytetit nuk e kanë kryer ritin e faljes para xhamisë së Et’hem Beut, por në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Që herët në mëngjes qindra besimtarë të cilët kanë agjëruar për 30 ditë, sot përmbyllin muajin e madhërishëm të Ramazanit.

Falja është drejtuar nga kreu i komunitetit mysliman, Haxhi Selim Muça.

Top Channel