Sabotim në Miss Universe?

08/09/2010 17:50

Kur kanë kaluar vetëm pak javë nga spektakli i bukurisë Miss Universe që u zhvillua në Las Vegas, dalin zëra për sabotim të garës.

Miss Australia, Jesinta Campbell që u rendit e treta në këtë garë, akuzon njerëz të paidentifikuar se i kanë futur gjilpëra me kokë në fustanin e saj, duke sabotuar konkurrimin.

“Ndieja shpime në shpinë dhe kur pashë fustanin gjeta gjilpëra me kokë”, rrëfen bukuroshja për “Herald Sun”. Gjatë paraqitjes me veshjet tradicionale, Jesinta Campbell nuk la një përshtypje të mirë duke u kritikuar për fustanin jo shumë të përshtatshëm për një mbremje bukurie, por ajo nuk e mendon kështu.

Campbell shprehet se ka vënë re sjellje jo tolerante nga konkurrentet e Amerikës së Jugut dhe asaj Qëndrore. Gjithsesi, gjilpërat me kokë nuk kanë lënë asnjë shenjë në trupin e bukuroshes, e cila tashmë ka nisur një karrierë si reportere në Channel 7.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA