Rrugët e zemrës së Tiranës, të ndotura

08/09/2010 08:55

Nëse qendra duket se është vendi më i mirë për të pasur shtëpinë, për të shëtitur, por edhe për t’u qetësuar, ky konsiderohet thjesht një perceptim.

Më mirë do të ishte që qytetarët e Tiranës të mendonin për të kaluar më shumë kohë në zonën periferike, madje edhe të banonin me shtëpi jashtë asaj që quhet “vijë e verdhë” e qytetit.

Çdo vit, Instituti i Shëndetit Publik dhe Ministria e Mjedisit kryejnë matjet për nivelin e ndotjes së ajrit në disa zona të Tiranës.

Vitet e fundit, problemi i ndotjes ka ardhur drejt përkeqësimit dhe jo drejt përmirësimit.

Këto janë përfundimet e statistikave të grumbulluara në vite nga ekspertë dhe analizat vjetore të monitorimit të ajrit.

Këtë vit Instituti i Shëndetit Publik ka realizuar matjet e nivelit të ndotjes së ajrit në kryeqytet, por me aparatura të specializuara.

Këto aparatura janë klasifikuar edhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, si pajisje të sofistikuara me një marzh të papërfillshëm gabimi.

Kështu, sipas raportit të fundit të Institutit të shëndetit Publik, rezulton se qendra e qytetit është e ndotur 4 herë më shumë se niveli i lejuar.

Në periferi kjo ndotje është 2 herë më shumë se niveli i normës së lejuar.

Sipas raportit të Institutit të Shëndetit Publik, por edhe sipas vlerësimit që ka bërë Organizata Botërore e Shëndetësisë, grimcat që qarkullojnë në mjedisin e kryeqytetit konsiderohen të rrezikshme.

Në matjet e bëra me aparaturat e reja tregohet se grimcat e imëta në qendër e kalojnë normën e lejuar me 4 herë.

Ndërkohë që të njëjtat grimca në periferi e kalojnë normën e lejuar të ndotjes 2 herë më shumë.

Ndotësit e ajrit të verifikuar në matjet e Institutit të Shëndetit Publik janë kryesisht dyoksid azoti.

NO2 kryesisht shkaktohet nga shkarkimi i automjeteve. “80 për qind e automjeteve në vendin tonë përdorin motor diesel që nxjerr squfur”, thuhet në raportin e ISHP-së për monitorimin e ajrit. Ozoni 03 ndotës sekondar nga reaksioni i hidrokarbureve me diellin, është tej normave të lejuara.

Ndërkohë, duke krahasuar të dhënat e raportit mjedisor të vitit 2009, publikuar në shkurt të këtij viti, përgjatë 6 muajve kemi rritje të ndotjes në kryeqytet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA