Rihanna nuk ndalet, tjetër album në treg

08/09/2010 16:30

Rihanna po përjeton momente të arta në aspektin profesional pas problemeve në jetën private.

Albumi i fundit “R Rated” që doli në treg në nëntor të vitit të shkuar, do të pasohet nga një tjetër i titulluar “Loud”. Ndërkohë, kënga që do të paraprijë albumin titullohet “Only girl (In the World)”, e cila do transmetohet në radiot amerikane që nga 14 shtatori.

Këngëtarja siguron fansat se ky është albumi më i mirë i karrierës së saj, ku përfshihen edhe shumë bashkëpunime.  

Top Channel