Armani: Nuk kam blerë ishullin e Skorpios
07/09/2010 17:10
Giorgio Armani nuk ka blerë ishullin grek të Skorpios. Lajmin e ka bërë të ditur vetë stilisti duke iu referuar deklaratave të mediave greke.
Stacioni televiziv duke iu referuar mediave lokale kishte lajmëruar blerjen e ishullit nga Armani.
Ishulli, pronë e Athina Onassis, mbesa e Aristotelit, është nxjerrë në shitje prej kohësh për shkak të kostos së lartë të mirëmbajtjes së tij (rreth 100 milionë euro).
Skorpios u bë i njohur nga Onassis dhe pikërisht aty u bë edhe dasma e Jacqueline Kennedy.
Top Channel