Mallkimi i “Kërcim dashurieâ€
06/09/2010 18:00
Shumë e kanë quajtur si mallkimi i “Kërcim dashurie”. Pasi Patrick Swayze (Johnny), që humbi jetën vitin e shkuar nga një tumor në pankreas, edhe Jennifer Grey (Baby) ka pasur të bëjë me një kancer.
Por fatmirësisht këtë herë aktorja 50 vjeçare ka mposhtur sëmundjen.
Dhe duket se këto ditë, Grey është duke u përgatitur për të marrë pjesë në programin e ABC, “Dancing with the Stars”.
Ajo ka falenderuar neurokirurgun e saj të specializuar për shtyllën kurizore që i ka shpëtuar jetën, duke qenë se i ishte drejtuar atij për konsultë pas dhimbjeve në shpinë.
Top Channel