Lopez: Fëmijët më mbarojnë energjitë

06/09/2010 20:55

Jennifer Lopez është lidhur në mënyrë të pandashme me binjakët e saj që në momentin që ata kanë dalë në dritë.

Bukuroshja e skenës muzikore shprehet se dy fëmijët i marrin gjithë energjitë, madje edhe kur ajo kërkon të pushojë, mendon për binjakët. “Nuk besoj se mamatë kanë kohë për veten e tyre. Fëmijët i ke përherë në mendje, edhe kur përpiqesh të qetësohesh. Ky është një fakt absolut dhe i pamohueshëm për mamatë”, shprehet Lopez.

Më tej ajo shton se jeta familjare i ka sjellë momente shumë të bukura, larg fotografëve. “Nxjerr fëmijët për të bërë pazar por shkojmë në vende të vecanta. Ne e kuptojmë që jeta tonë private nuk ka shumë rëndësi për fotografët”, shton bukuroshja portorikane.   

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA