Runi tradhëton bashkëshorten me një prostitutë

05/09/2010 20:40

Skandaleve të tradhëtisë bashkëshortore mes lojtarëve të kombëtares angelze i shtohet edhe ajo e yllit të “Tre Luanëve”, Uejn Runi.

Sipas “Sunday Mirror”, asi i Mançester Junajted, gjatë periudhës kur bashkëshortja e tij, Kolen ndodhej shtatzënë me djalin e tyre, e ka tradhëtuar atë disa herë me një prostitutë, duke e paguar atë me shumë e 1 mijë paundëve për natë.

Tabloidi anglez zbardh dhe identitetin e vajzës, ajo është 21 vjeçarja Xhenifer Thompson e cila ka pohuar se ka kryer marrëdhënie seksuale me të në një hotel në Mançester. Tabloidi shkruan gjithashtu se kontakti mes Runit dhe 21 vjeçares është vendosur nëpërmjet një shoqërie, të cilën futbollistit ia ka rekomanduar një “mik” dhe që i ka premtuar mbajtjen plotësisht të fshehtë të lidhjes.

Për të mësuar mbi fatin e martësës së asit anglez ndoshta duhen pritur edhe disa ditë, por “Sunday Mirror” citon Runin teksa i kish thënë një mikut të tij se ishte treguar me të vërtetë “budalla” dhe se Kolen nuk do ta falë këtë radhë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA