Thaçi niset për në Katar

04/09/2010 18:00

Me ftësë të mbretit të Katarit, sheikut, Abdullah bin Khalifa al Thani, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi udhëtoi ditën e sotme për në vendin arab.

Sipas njoftimit të faqes së internetit të kryeministrit të Kosovës, Thaçi, përveç takimit me mbretin Khalifa al Thani do të diskutojë edhe me autoritetet e tjera të Katarit ku pritet lobimi në kuadër të diskutimeve të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara mbi rezolutën serbe.

Kryeministri Thaçi do të niset nga Katari direkt për në Nju Jork, për t’iu bashkangjitur presidentit Sejdiu në krye të delegacionit të Kosovës në Asamblenë e OKB-së.

Top Channel