Iran, në gjyq gazetarja disidente

04/09/2010 16:20

Doli në seancën e parafundit gjyqësore gazetarja disidente iraniane, Shiva Nazar Ahari, e cila akuzohet si “armike e Zotit”, akuzë kjo që mund t’i kushtojë edhe jetën.

26-vjeçarja, e arrestuar dhjetorin e shkuar mbahet nën arrest edhe me akuzën e bashkëpunimit me muxhahedinët, akuzë kjo e hedhur poshtë prej saj.

Vendimi mbi akuzat e ngritura ndaj saj, e njohur edhe si aktiviste e të drejtave të njeriut, pritet të merret brenda një kohe të shkurtër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA