Johnny Depp, apel për të burgosurit me vdekje

02/09/2010 08:40

Johnny Depp është bashkuar me rokerin e Pearl Jam, Eddie Vedder për të bërë apel për lirimin e tre të burgosurve të quajtur West Memphis 3.

Aktori i “Piratit të Karaibeve” ka deklaruar se Damien Echols, i dënuar me vdekje, Jason Baldwin dhe Jessie Misskelley Jr., të cilët janë shpallur fajtor për vrasjen e tre të rinjve në 1993-shin, janë dënuar gabimisht.

Javën e shkuar, Depp organizoi një koncert bamirësie për të tërhequr vëmendjen për rastin e tre të burgosurve.

Ndërkohë Vedder është shfaqur në CNN dje në mbrëmje për të diskutuar për çështjen e tyre.

Ai është shprehur për emisionin Larry King Live, në CNN, se “nëse mësohet diçka më shumë për çështjen, mund të kuptohet lehtësisht se ata janë të pafajshëm”.

Top Channel